Risite më të reja në shkollën

Punëtoria e tetë marsit dhe shfaqa e nxënësve për festën e nënave
Vizitë studimore në Norvegji për prindërit e nxënësve të brezit të dytë SHFID.
Ambasadori i Misionit të Unionit Europian H.E. Erwan Fouere vizitoi shkollën.

 

 

BBC Macedonian.com

(05.01.2010) "Dy vjet shkollë e integruar"

Shkolla e vetme multietnike e integruar në Maqedoni, “Fridtjof Nansen” është në Prelubishtë të Tetoves.

E vetme është sipas qëllimit dhe mënyrës së punës: atje, edhe fëmijtë maqedonas edhe nxënësit shqiptarë mësojnë pë kulturen e vet por edhe për kulturen e tjetrit.

Ky institucion shkollor është hapur sipas modelit të shkolles fillore “Nansen” nga Lilehamer, me ndihmen e Qendres për dialog “Nansen” nga Shkupi.

Sara e vogël, shoqes së saj të shkolles Kaltrines i dëshiroi “Shumë urime!” ndërsa Kaltrina i dëshiroi Sares “Sreken rodenden!”. Që të dyja në gjuhën ndryshe nga gjuha amtare, uruan realizimin e dëshirave më të bukura.

Kështu është pothuajse çdo ditë në shkollen dygjuhësore të integruar në fshatin Prelubishtë të Tetoves e cila është njëra prej tri shkollave të këtij lloji në botë.

Këtu, dymbëdhjet voglushët shqiptarë, i shoqërojnë dymbëdhjet voglushë maqedonas. Sëbashku janë si një trup, të gjithë i mësojnë gjërat karakteristike të tjetrit.

Pjesa arsimore zhvillohet ndaras, në gjuhen maqedone dhe shqipe ndërsa aktivitetet e lira si vizatimi, ngjyrosja, rrëfimet etj. është koha kur barierat gjuhësore janë tejkaluar me sukses.

Pas dy vjet funksionimi, gjuha e huaj e fëmijëve nuk është edhe aq e huaj, konsideron drejtori i shkolles, Burhan Ejupi:

-„Fëmijët shqiptarë dhe maqedonas dijnë disa fjalë nga, thënë kushtimisht, gjuha e huaj. Voglushët shqiptarë dijnë ndonjë fjalë në gjuhen maqedone ndërsa voglushët maqedonas dijnë ndonjë fjalë në gjuhen shqipe.”

Mexhit Emruli dhe Jovan Misajloski janë prind të dy fëmijëve të cilët mësojnë në këtë shkollë.

Sipas tyre, kështu zhduken stereotipet me karakter etnik dhe për këta është me rëndësi që fëmijët e tyre të njihen në mes veti dhe të komunikojnë mirë.
-„Vërehet se intenzivisht shoqërohen. Mësojnë edhe në shkollë por edhe jashtë saj komunikojnë. Mendoj se në të ardhmen do të bindemi se ky project është shumë i rëndësishëm."
-„Fëmiu im, sikur edhe të tjerët, din shqip por edhe të gjithë fëmijët tjerë dijnë nga ndonjë fjalë”.

Моdel për Eyropen?

Shkolla në Prelubishtë është model për Europen, sepse kjo shkallë e tolerances nuk është arrijtë as në Norvegji.

Kështu drejtori i Rrjetit “Nansen”, Steiner Brin e shprehu kënaqësinë e tij për realizimin e e këtij projekti në Maqedoni:
-„Kjo shkollë është model për Europen. Ne në Norvegji do mund të mësonim prej saj. Në Osllo kemi shkolla me norvegjez të bardhë etnik ndërsa të tjerë janë vetëm emigrant. Kjo në një mënyrë është ndarje. Fëmijët nuk mësojnë sit ë njohtohen"

„Fridtjof Nansen" është hapur para dy vjet. Në klasa moderne, çdo ditë takohen fëmijtë të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhen dhe kulturen e shokut të vet.

Kjo shkollë është ndërtuar me donacione të Mbretërisës së Norvegjisë.

Në Prelubishtë planifikohet të ndërtohet edhe një shkollë e mesme dygjuhësore për teknologji informative.

Këta filloristë, të çliruar prej stereotipeve nacionale, këtu do të mund të vazhdojnë shkollimin e tyre.

http://www.bbc.co.uk/macedonian/news/story/2010/01/100105_tetovo.shtml

Назад кон листата медиуми