![]()


Shkup, мај 2009
Prindërit si partner aktiv dhe kryesor të proektit: Shkolla fillore e integruar dygjuhësore “Fridtjof Nansen” luajnë një rol kyç në hartimin, krijimin dhe realizimin e një numri të madh të aktiviteteve të ndryshme shkollore dhe jashtmësimore.
Ata gjithashtu paraqesin një link të drejtpërsëdrejtë me rrethinën lokale, dhe njëkohsisht gjinden në rolin e bashkpunëtorëve, drejtuesve dhe promovuesve të projektit dhe përfitimeve të tija. Prindërit do të duhet të motivohen dhe animohen për marjen e rolit të partnerit në krijimin e veçorive të një shkolle efektive dhe kreative e pasuruar me komponentën e dygjuhësisë si një nga veçoritë më kvalitative të saj.
Edhe gjatë këtij viti shkollor (2009/2010) janë të parashikuar më shumë përmbajtje dhe aktivitete për prindërit, ndërsa kujdes të veçant do të vërehet në atë që paralelisht tejkalohen stereotipet për rolet gjinore, që dmth se në mënyrë direkte do vërehet ndikimi pozitiv mbi pjesën femrore të popullatës së prindërve dhe në mënyrë graduale i marin përsipër përgjegjsinë dhe iniciativë për përcjellje aktive të zhvillimit të përgjithshëm të fëmijës së tyre nga ana e tyre.
Një pjesë e përmbajtjeve të planifikuara parashikojnë bashkpunim edhe me familjen më të gjërë, gjë që do të mundëson lidhjen spontane dhe njohjen me familje nga etnitete, gjuhë, religjion, veçori kulturore dhe vlera të ndryshme, si dhe formimin e një qëndrimi pozitiv ndaj proektit.
Me qëllim të zhvillimit dhe thellimit, si dhe përforcimit të besimit ndërmjet njëri tjetrit në relacionin: shkollë-timi profesionist-menaxhmenti i shkollës-prindërit parashikohet aplikimi i shumë puntorive edukativo-kreative në të cilat do të përpunohen tema të ndryshme në korelim të drejtëpërsëdrejtë me frazat, stadiumet e zhvillimit psiko-socio-motorik të fëmijëve.
Me kët lloj të çasjeve ndaj pyetjeve komplekse, do të mundësohet senzibilizimi prindërve për rëndësinë e përcjelljes të kujdesur ndaj zhvillimit të përgjithsëm të fëmijut, si dhe detektimi i potencijaleve në zonën e zhvillimit aktual dhe të ardhshëm të çdo fëmiju.
Gjithashtu do të vërehen shumë përfitime, por edhe rëndësia e çasjes individuale e cila duhet të jetë në përpuethshmëri me karakteristikat zhvilluese tek fëmiju.
Prindërit si partnerë kryesor në miratimin e pandërprerë të këtij lloj të edukimi, njëkohësisht do të nxiten dhe përkrahen në kyqjen vollontere gjatë gjith vitit shkollor.
Të gjitha veçoritë e lartpërmendura në bashkpunimin e planifikuar me prindërit do të ndikojnë edhe në ndërtimin e shkollës fillore efikase dhe efektive - që paraqet qëllim i perbashkët i të gjithë subjektëve që janë të përfshirë.
Përparim i kolaboracionit dhe besimit të prindërve ndaj shkollës dhe timit të shkollës;
Promovim i rolit aktiv të prindërve në hartimin, performancën dhe evaluimin si të arsimtarëve, ashtu edhe të aktiviteteve jashtëmësimore;
Përforcim të mardhënieve kolaboruese ndërmjet prindërve me preardhje të ndryshme etnike, religjioze dhe kulturore;
Thellim të aftësive jetësore tek prindërit si dhe formim i shprehive për vetëarsimim të vazhdueshëm;
Nxitje të vetëbesimit tek prindërit si dhe marëdhënieve pozitive ndaj anëtarëve të tjerë të grupit;


![]()
| MUAJI | TEMA |
Shtator 2009 |
Aftësitë socijale të cilat e lehtësojnë nisjen për në shkollë - (për prindërit që regjistrojnë fëmijët në klasë të parë)
Fëmijë kolaborues - (për prindërit që i kanë fëmijët në klasë të dytë) |
Nëntor 2009 |
Kartë zhvilluese e fëmijut tim (zhvillim psiko-socio-emocio-motorik)- (për dy grupet e prindërve) |
Shkurt 2010 |
Aftësitë socijale të cilat e lehtësojnë nisjen për në shkollë - (për prindërit që regjistrojnë fëmijët në klasë të parë) |
Prill 2010 |
Aftësitë socijale të cilat e lehtësojnë nisjen për në shkollë - ((për prindërit që regjistrojnë fëmijët në klasë të parë) |
![]()


![]()
Përzgjedhja e aktiviteteve është bërë në korelacion me përmbajtjet e parashikuara brenda sekcionit etno, eko, të artit dhe dramatik, si dhe në bazë të situatave programore të cilat i përmban Programi vjetor për shkollimin për paqë dhe tolerance (të cilat janë të parashikuara për nxënësit e klasës së parë), si dhe në korelacion me përmbajtjet jashtëmësimore të planifikuara për klasën e dytë, të cilat janë dhënë brenda sekcionit të artit, dramatik, komunikacionit, matematikës si dhe sekcionit hulumtues të vegjël.
| MUAJI | TEMA |
Shtator 2009 |
Ndihmë në rregullimin e korridorit të shkollës, puntorisë, klasave - (klasa e parë dhe e dytë) |
Tetor 2009 |
Vizitë e përbashkët në një shoqëri kulturore-artistike (shoqëri kulturore) në Tetovë - (klasa e parë)
Ndihmë në realizimin e vizitës së përbashkët të Stacionit të autobusave - (klasa e dytë) |
Nëntor 2009 |
Bashkpunim dhe ndihmë në sigurimin e materialeve që janë të nevojshmë për etno sekcionin (qilim, veshje dhe të ngjajshme) - (klasa e parë)
Vizitë e përbashkët të institucionit shëndetësor, brenda sekcionit: Hulumtues të vegjël - (klasa e dytë) |
Dhjetor 2010 |
Ndihmë dhe bashkpunim rreth organizimit të Shfaqjes së Vitit të ri - (klasa e pare dhe dytë) |
Shkurt 2010 |
Ndihmë rreth përpunimit të temës: Stoli brenda etno sekcionit - (klasa e parë)
Pjesmarje në organizimin dhe realizimin e vizitës të aeroportit në Shkup- (klasa e dytë) |
Mars 2010 |
Organizim i përbashkët të shfaqjes për 8 Mars për nënat - (klasa e parë dhe e dytë) |
Prill 2010 |
Ndihmë rreth organizimit të defiles për rastin e 1 Prillit - (klasa e parë dhe e dytë)
Përgaditje e përbashkët rreth festimit të festës të Pashkëve (ngjyrosje të vezëve etj.)- (klasa e parë dhe e dytë) |
Maj 2010 |
Realizim i përbashkët në temë: Reçetat e gjysheve tona (etno sekcioni) - (klasa e parë)
Punëtori krijuese: përgaditje të kukullave ne shfaqjen përfundimtare të kukullave- (klasa e dytë) |
Qershor 2010 |
Organizim i përbashkët i eko dhe etno ekspozitës, mini koloni të artit, si dhe shfaqje e madhe përfundimtare- (klasa e parë)
Ndihmë rreth organizimit të rraftit për komunikacion, hulumtuese-shkencore, ekspozitë dhe shfaqjes përfundimtare të kukullave- (klasa e dytë) |
![]()

