
Fëmijët e mësojnë gjuhën maqedone dhe shqipe nëpërmjet të lojës dhe mësimit joformal i cili zhvillohet çdo ditë pas përfundimit të orëve të rregullta në shkollen e parë dygjuhësore të integruar në fshatin Prelubishtë të Tetovës.
Zhurma e nxënësve të klasë së parë dhe të dytë, maqedonas dhe shqiptarë, të cilët në mes veti flasin në dy gjuhë dhe në çdo hap në oborrin e shkollës, në koridor dhe nëpër klasë ju përshëndesin me “dobar den” dhe “mirëdita” ose me “diten e mirë” dhe “dogledanje”.
Kjo është përditshmëria e Artes, Angeles, Mihaeles, Mirushes, Robertit, Dritonit… dhe e rreth dyzet fëmijëve të cilët mësojnë në shkollen e parë dygjuhësore të integruar në fshatin Prelubishtë ku aplikimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe nuk provokon ndasi dhe mosdurim por përkundrazi, i afron të dy komunitetet.
Në shkollen fillore në Prelubishtë, tanimë dy vjet po zbatohet projekti i finansuar prej Ministrisë së punëve të jashtme të Norvegjisë nëpërmjet të Organizates joqeveritare “Qendra për dialog Nansen”, i cili dëshmon se bashkëjetesa në regjionet postkonfliktuoze mund të funksionojë ndryshe. Se fëmijët më së shumti mund të integrohen nëpërmjet të arsimimit në vënd se të ndahen dhe të mësojnë në objekte të veçanta. Ekipi i paraprirë prej drejtorit Sasho Stojkovski, i cili e zbaton projektin Arsimimi dygjuhësor I integruar, krenohet me të arriturat dhe nuk dyshon se kjo është e ardhmja e arsimimit në secilen bashkësi multietnike.
Ky është një projekt për politiken e re arsimore i cili duhet të integrojë të gjitha bashkësitë etnike dhe të rrënojë stereotipet, pak ditë më parë e propozoi edhe OSBE, ndërsa pas këtij projekti sigurisht do të qëndrojë edhe Qeveria.
NËPËRMJET LOJËS E MËSOJNË GJUHEN E DYTË
Të dy gjuhët fëmijët i mësojnë nëpërmjet të mësimit joformal i cili zhvillohet çdo ditë pas përfundimit të orëve të rregullta. Mësueset Elizabeta Stamenkovska dhe Linda Jashari, nëpërmjet të më shumë seksioneve: etno, hulumtuese, artistike, të drames, matematikor, seksionit ekologjik dhe seksionit për paqe dhe tolerancë, i mësojnë fëmijët të flasin gjuhen e shokëve të bashkësisë tjetër etnike. Nxënësit sëbashku vizatojnë, luajnë, integrohen dhe për ata nuk është e huaj nëse shoku më i mirë i takon bashkësisë tjetër. Është specifike që në orën mësimore nuk ka përkthim prej një gjuhe në tjetrën por nëpërmjet të parafrazimeve Elizabeta i spjegon Lindes dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë fëmijët në të njejten kohë i dëgjojnë të dy gjuhët, mësojnë fjalë të reja dhe në mënyrë aktive marrin pjesë në mësim.
-Programi joformal është në korelacion me mësimin e rregullt ndërsa ndryshon në bazë të zhvillimit në grupe të përziera dhe është dygjuhësor. Për shembull, kur fëmijët e vizatojnë një gjësend disa herë gjatë një ore mësimore, ata e dëgjojnë emrin e këtij gjësendi edhe në gjuhen maqedonase edhe në gjuhen shqipe. Në këtë mënyrë fëmijët e mësojnë edhe gjuhen e dytë. Në orën e matematikës ata i mësojnë numrat. Nëpërmjet të etno-seksionit fëmijët mësojnë për të dy kulturat, për zakonet, traditat, kostumet kombëtare. Gjatë festave të Pashkëve dhe Bajramit, ata bëjnë vizita të ndërsjella në atmosferë familjare me qëllim që të hetojnë zakonet dhe ato gjëra që këto festa simbolizojnë. “Ne në shkollë i festojmë të gjitha ditëlindjet me këngë në gjuhen maqedonase, shqipe dhe angleze” – spjegon Stojkovski.
Se mësimi dygjuhësor ka efekt u bind edhe ekipi i gazettes “Dnevnik”. Në orën e seksionit të dramës fëmijët luajtën tregimin “Bukuroshja e fjetur”. Ishte impresionuese që nxënësi i klasës së dytë, Roberti, në pyetjen e arsimatres Linda, në mënyre fare spontane iu përgjigj në gjuhen shqipe. Yje kryesore të orës megjithate ishin të dy “zanat’, Mirushja dhe Mikaela. Mirushja është e nacionalitetit rom por për gjuhë amtare e ka zgjedhur gjuhen shqipe. Kur e pyetëm cili është roli i saj, me gëzim na u përgjigj se është zanë, gjegjësisht samovila.
Se nxënësit nëpërmjet të mësimit të integruar mësojnë për njeri tjetrin, dëshmi janë edhe hamerat me mbishkrime nëpër mure ku janë paraqitur valle maqedonase dhe “Shota” shqiptare, instrumentet popullore por edhe figura nga përrallat.. Fëmijët, nëpërmjet të seksionit për paqe dhe tolerancë njoftohen edhe me kulturat më të largëta si kultura Spanjolle, Japoneze...
Mësimi dygjuhësor është sfidë edhe për arsimtaret të cilat paraprakisht kanë kaluar nëpër kurse të gjuhes shqipe, gjegjësisht maqedonase, angleze, nga lënda e informatikës dhe mësimit dygjuhësor.
PA FILMA PËR TË TJERËT
Në shkollë pohojnë se mësimi dygjuhësor iu ndihmon shumë nxënësve sepse në mënyrë spontane dhe pa imponime e mësojnë gjuhen e dytë.
-Nxënsit e klasave të dyta tanimë kuptojnë çfarë i pyes dhe mundohen të përgjigjen në gjuhen e tjetrit. Mësimi dygjuhësor është i dobishëm jo vetëm për fëmijët por për gjithë komunitetin. Rekomandimi im është që ky model të aplikohet edhe në shkollat tjera – thotë arsimtarja Stamenkovska.
Kolegia e saj Jashari tregon se kjo është gjenerata e parë me mësim dygjuhësor dhe beson se ky model mund të ketë sukses. Për këtë është i bindur edhe i tërë ekipi edhe pse drejtori Sasho Stojkovski thotë se edhe në fillim të projektit kanë hasë në vështirësi dhe në mosbesim. Ai thekson se për projektin është me rëndësi që në të në mënyrë aktive marrin pjesë prindërit, arsimtarët dhe nxënësit.
- Në fillim te prindërit kishte dilema dhe mosbesim. Ekzistonte frika dhe mohimi, posaqërisht pas ngjarjeve të vitit 2001. Megjithate, nëpërmjet të bisedimeve ne e fituam besimin e prindërve. Projektin e pranuan pas vizitës që i bëmë një shkolle multietnike në Osllo të Norvegjisë. Atje prindërit u bindën se mund të funksionojë dygjuhësia sepse ata vunë re se në shkollen në Osllo, përveq gjuhës norvegjeze, mësohen edhe gjuhë tjera të 34 bashkësive etnike, thotë Stojkovski.
Ai shpreson se do të tejkalohen disa paragjykime dhe stereotype që i kemi për njëri tjetrin dhe se nuk është mirë që të krijohen sisteme arsimore paralele. Më së mirë është të krijohen lidhje në mes të komuniteteve sepse në Maqedoni ekzistojnë 43 komuna me shkolla multietnike ku aplikohen sëpaku dy gjuhë.
- Hulumtimet tregojnë se mungesa e komunikimit është njëri prej faktorëve kryesor për paraqitjen e paragjykimeve, stereotipeve ose si thojnë në popull, të bëjmë filma për njëri tjetrin. Frika duhet zhdukur nëpërmjet të komunikimit ndërsa komunikimi duhet kultivuar nëpërmjet të krijimit të besimit, tolerancës dhe nëpërmjet të njohjes së ndërsjell – thekson Stojkovski.
Ai është i bindur se strategjia e OSBE ka gjasa reale të zbatohet dhe shton se tanimë ka dërguar sygjerime që në këtë projekt të inkuadrohen edhe prindët.
Duke filluar prej vitit të ardhshëm, në Prelubishtë do të filloj punen edhe shkolla e parë e mesme e integruar në të cilen do të funksionojnë nga dy klasë në gjuhen maqedonase dhe në gjuhen shqipe. Nxënësit dhe prindërit e tyre do të vendosin a do të jetë kjo shkollë gjimnaz apo shkollë profesionale. Një shkollë fillore e integruar do të hapet në Tearcë e cila sigurisht do të jetë tregjuhësore.
A do të jetësohet në Maqedoninë multietnike një politikë e re arsimore, varet prej vullnetit politik por edhe prej përkrahjes së opinionit më të gjërë shoqëror. Tani për tani në Prelubishtë nuk ekzistojnë dilema se shkollimi i integruar dygjuhësor është ardhmëria e një shoqërie multietnike ndërsa këtë më së miri e reflekton porosia të cilën fëmijët e kanë shkruajtur në një hamer të varur në mur: “Mbase ne jemi peshq të llojeve të ndryshme, por në këtë shkollë të gjithë notojmë sëbashku”.
Mariella Trajkovska