Risite më të reja në shkollën

Punëtoria e tetë marsit dhe shfaqa e nxënësve për festën e nënave
Vizitë studimore në Norvegji për prindërit e nxënësve të brezit të dytë SHFID.
Ambasadori i Misionit të Unionit Europian H.E. Erwan Fouere vizitoi shkollën.

 

 

DW-World.de

(22.10.2008) Shkolla dygjuhësore në Tetovë – project për besim dhe integrim

Zhurmë e hareshme e voglushëve kurreshtarë, zëra të përzier në gjuhen maqedone dhe shqipe – kjo është përditshmëria e shkolles së integruar maqedono-shqiptare në fshatin Prelubishtë, Projekt I ri për bashkëjetesen.

Në Komunen rurale Jegunovce, në rajonin e Tetoves punon shkolla dygjuhësore me 12 nxënës fillestar në paralelen maqedone dhe 12 nxënës fillestar në paralelen shqiptare. Pas orëve në gjihen e tyre amtare, mësueset fillojnë aktivitetet e përbashkëta arsimore dhe jashtëshkollore. Ato I pyesin nxënësit në gjuhen maqedone dhe shqipe: “Kush do të na tregojë në cilen stinë të vitit jemi tani”? Mësuesja tjetër I parashtroi Simones pyetjen e njejtë në gjuhen shqipe. Ajo përgjigjet në gjuhen shqipe: “Jemi në vjeshtë”. Të njëjtën pyetje sërish në gjuhen shqipe për Saren. Edhe ajo përgjigjet në gjuhen shqipe: “Jemi në vjeshtë!”

Integrim dhe dygjuhësi sipas përvojave të Irlandes së Veriut, Belgjikes dhe Zvicrres.

Shkolla në Prelubishte funksionon tanimë dy muaj me donacione prej 170.000 Euro prej hapjes së saj si project I Organizates Joqeverotare “Qendra për Dialog Nansen” nga Shkupi. Sasho Stojkovski, drejtori ekzekutiv, spjegon pse është formua një shkollë e këtillë mu në Komunen Jegunovce: “Komuna Jegunovce ishte e përfshirë në konfliktin e armatosur në vitin 2001 ndërsa në vitin 2002 erdhi deri te ndarja etnike në Shkollen Qëndrore në fshatin Shemshovë”.

Burhan Ejupi është drejtor në shkollen qëndrore të fshatit fqinjë, Shemshovë e cila e përfshinë edhe shkollen në Prelubishtë. Ai pranon se atje tanimë disa vjet nuk ka nxënës maqedon të cilët ndërprenë ardhjen e tyre në objektin e përbashkët shkollor si pasojë e polarizimit etnik pas konfliktit të vitit 2001. Shkolla në f. Prelubishtëe mbanë emrin e humanistit Norvegjez, fituesit të çmimit Nobel për paqe Fridtjof Nansen. Drejtori, Ejupi thekson: “E zgjodhëm emrin e tij sepse ai është simbol për paqe, tolerancë, për marrëdhënie më të mira ndëretnike”.

Sasho Stojkovski prej Qendrës për Dialog Nansen, thekson: “Integrimin si model e kemi marrë prej shkollave të integruara në Irlanden e veriut. Kjo do të thotë se shkolla është mjedis ku do të realizohen tri programe që I bashkojnë prindërit, arsimtarët dhe nxënësit. Programet për prindërit janë aktivitete joformale: dialogu, komunikimi, bashkëpunimi dhe tolerance.” Sërish iu kthehemi aktiviteteve të nxënësve. Sara e vogël nga paralelja maqedone thotë: “Luajmë, mësojmë, vizatojmë, ngjyrosim”; Shoqja e saj Kaltrina nga paralelja shqiptare plotëson: “Ne ditëlindjet I festojmë sëbashku”.

Projekt për besim dhe bashkëjetesë me rëndësi më të gjërë për tërë vëndin. Kjo që po ndodhë në Prelubishtë ka një dimension më të gjërë shoqëror. Kryetari I Komunës Jegunovce, Toni Kocevski thekson: “Nëse sigurojmë mjete prej Ministrisë dhe prej vetëqeverisjes locale dhe nëse projekti del se është me të vërtetë I mirë, ne do të angazhohemi që këtë ta zbatojmë në tërë teritorin e Komunes Jegunovce, atje ku ka Maqedonë dhe Shqiptarë, do të thitë mësim dugjuhësor”.

Zëvendës Kryeministri I Qeverisë së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi shprehet: “Ky project do të kontribuojë për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike, për ndërtimin e besimit të mirëfillt në mes të të gjitha bashkësive që jetojnë në këtë komunë dhe mendoj se do të jetë I sukseshëm. Si qeveri ne gjithsesi do t’I përkrahim këto iniciativa”. Këto përvoja fillestare por trimëruese nga pjesa veri perëndimore e vëndit tregojnë se Maqedonia mund të dalë prej baltes ballkanike dhe të europeizojë realitetin e vet shoqëror dhe jetësor.

Sveto Toevski

http://www.dw-world.de/dw/article/0,2144,3728821,00.html

Kthim te lista e mediumeve