
Me datë 26. 02. 2010 në shkollën fillore rajonale “ Fridtjof Nansen” në f. Preljubisht u mbajt punëtoria “tufë lulesh për nënën” me rastin e festës ndërkombëtare të 8 Marsit.
Në këtë punëtori morrën pjesë 25 nëna dhe 4 arsimtaret e shkollës.
Qëllimi I kësaj punëtorie ishte njohja e nënave të të dy përkatësive etnike, shoqërimi, bashkëpunimi në kuptim të interaksionit prind- prind, arsimtar- prind, tejkalimi I stereotipeve dhe paragjykimeve te nënat dhe ndihma për përgaditjen e skenografisë për shfaqen e ardhëshme.
Gjatë tërë punëtorisë kishte atmosferë të këndshme.
Me rastin e afrimit të Vitit të Ri dhe përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, më 28.12.2009 në SHFDI “Fridtjof Nansen” u organizua një shfaqje festive.
Shfaqja për Vitin e Ri përbëhej prej recitimeve dhe këndimi i këngëve për Vitin e Ri nga ana e nxënësve ndërsa maniifestimi u begatua edhe me shfaqjen e një pjese të drames në të cilen morën pjesë Babagjyshi, një shtojzovalle dhe një palaço të cilët kontribuan që ky manifestim të jetë shumë më interesant për nxënësit dhe prindërit e tyre që morën pjesë në manifestim.
Në fund të këtij manifestimi të gjithë nxënësit morën nga një pako të vitit të ri pre Babagjyshit ndërsa nxënësit e shpërblyen atë me nga një puthje dhe përqafim të ngrohtë.
Një pjesë e arsimtarëve dhe prindërve të nxënësve të brezit rë ri të cilët mësojnë në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar në fshatin Prelubishtë, në Komunen Jegunovcë, prej 01 deri 06 Dhjetor qëndruan në një vizitë studimore në Mbretërinë e Norvegjisë.
Qëllimi I vizitës ishtë që prindërit dhe arsimtarët të njihen me procesin arsimor të Norvegjisë, të këmbejnë përvoja si funksionojnë shkollat, kushtet në të cilat punojnë , me cilësinë e programeve mësimore dhe me inkuadrimin e grupeve të pakicave në sistemin arsimor të Norvegjisë.
Ky grup pati mundësinë të vizitojë shkollat fillore “Sore Al” në Lilehamer dhe “Tojen” në Oslo si dhe Qendren kombëtare për arsimim multikulturor në Oslo.
Në shkollen “Sore Al” në Lilehamer prindërit moren pjesë në një performansë të përgatitur prej nxënësve, pastaj paten mundësinë në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcjellin një pjesë të realizimit të mësimit ndërsa në vazhdim drejtoresha i njohtoi prindërit me mënyren e funksionimit të shkolles dhe me rolin e prindërve në këtë shkolllë.
Në Shkollen fillore “Tojen” në Oslo prindërit morën pjesë në një pjesë të orëve mësimore ndërsa në takimin me drejtorinë e shkolles u njohtuan me shkollen më të madhe multietnike në Norvegji në të cilen mësojnë nxënës të 25 bashkësive etnike. Vizita në këtë shkollë ishte mundësi e mirë si në praktikë përdoren të dy gjuhët gjatë mësimit: gjuha amtare dhe gjuha zyrtare (Norvegjeze), metodat e punës, metodologjia dhe shkathtësitë e dygjuhësisë që I përdorin arsimtarët gjatë punës me nxënës.
Një pjesë e arsimtarëve e vizituan edhe Qendrën kombëtare për arsimim multikulturor në Oslo ku nga ana e nikoqirëve u njohtuan me qëllimet e Planit strategjik si dhe me mënyren e metodologjinë e operacionalizimit të tij. Ekipi i NDC Shkup dhe arsimtarët i moren planet dhe programet mësimore të cilat aplikohen në shkollat multietnike dhe dygjuhësore në Norvegji.
Përvoja nga kjo vizitë është me rëndësi të madhe për arsimtarët, prindërit dhe për zhvillimin e projektit “Shkolla fillore dygjuhësore e integruar” në të ardhmen që po realizohet në Komunen e Jegunovces.