Aktivitetet e ardhshme

Udhëtim me tren dhe vizitë e stacionit hekurudhor.
Shënimi i 22 Prillit-ditës së planetit Tokë.
Bashkëpunim me rrethinën. vizitë robaqepësit.

 

 

Risitë

Mbledhja me prindër

(02.11, 2009) Më 02 Nëntor, në shkollen tonë u mbajt një mbledhje me të gjithë prindërit e nxënësve të klasës së parë dhe dytë.
Në mbledhje u zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit të prindërve të shkollës, (plotësim me prindër të nxënësve të gjeneratës së re) dhe u përcaktuan afatet për fillimin e kurseve nga lënda e informatikes dedikuar për prindërit (nënat dhe etërit). Nga ana e NDC Shkup prindërit u informuan se në periudhen prej 1 deri 5 dhjetor për prindërit e nxënësve të klasës së parë do të organizohet vizitë studimore në Norvegji.

Tor Hagelsen në vizitë zyrtare të shkolles

(29.10, 2009) Më 29 Tetor shkollen tonë e vizitoi zotëri Tor Halgesen – drejtor i shkolles fillore multietnike “Tojen” të Osllos në Norvegji.
Halgesen pati mundësinë të njihet me planet dhe programet vjetore të shkolles sonë dhe me implementimin praktik të dygjuhësisë në mësim.
Me ekipin e NDC Shkup dhe me të punësuarit e shkolles u shqyrtuan mundësitë për një bashkëpunim të përbashkët gjegjësisht këmbim të përvojave në mes të dy shkollave.
Gjatë vizitës në shkollen tonë, e pranishme ishte edhe zonja Bente Knagenhlem, përfaqësues i Menxhmentit të Rrjetit Nansen në Norvegji.

U realizua një ekskursion njëditor

(09.10, 2009) Me rastin e shënimit të Ditës së fëmijëve, më 09.10.2009 u organizua dhe realizua një ekskursion njëditor në Shkup.
Në këtë ekskursion morën pjesë 35 nxënës, 4 arsimtare dhe 2 përfaqësues të NDC Shkup me ç’rast së bashku I vizituam Kalanë e Shkupit dhe lojtoren “Tikviçka” (“Kungullushja”).

Qëllimet e këtij ekskursioni ishin:

- Njohja me pasuritë kulturore – historike të maqedonisë dhe karakteristikat monbumentale të Kalasë së Shkupit.
- Respektimi I pasurisë kulturore të bashkësisë tjetër etnike por edhe kultivimi I dhe respektimi I trashëgimisë kulturore – historike të vëndit.
- Inkuadrimi I nxënësve në bazat e sjelljeve të pranueshme sociale në vënde publike,
- Promovimi I të drejtës së fëmijëve për lojë,
- Kultivimi I raporteve të kujdesit ndaj lodrave,
- Aplikimi I njohurive të fituara për lëvizje në kominikacion.
Ky ekskurzion kaloi në një klimë positive socio – emocionale në grup, me një shkallë të lartë të bashkëpunimit në mes të nxënësve edhepse kjo ishte përvoja e parë e këtij lloji për pothuajse gjusmen e pjesëmarrësve.

Ambasadori i Norvegjisë në vizitë të shkolles sonë

(05.10, 2009) Më 05. Tetor shkollen tonë e vizitoi ambasadori i posaemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë, e.t. Kjetil Paulsen.
Zotëri Paulsen u njohtua me projektin që po realizohet në këtë shkollë i cili tërësisht finansohet dhe përkrahet prej Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Gjatë vizitës në shkollë, ambasadori realizoi një mbledhje të shkurtër me një pjesë të prindërve të nxënësve që mësojnë në këtë institucion. Nga ana e prindërve u shpreh kënaqësia për implementimin e suksesshëm të këtij projekti dhe u përsërit gatishmëria për mbështetjen e vazhdimit të tij në të ardhmen.

Filloi viti shkollor 2009/2010

(01.09, 2009) Më 1 Shtator, në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen” filloi ora e parë shkollore.
Në diten e parë shkollore, përveq nxënsve fillestar nga viti I kaluar, ndërsa tani në vitin e dytë shkollor, këtë ditë zilja e shkolles ra edhe për gjeneraten e re të fillestarëve të kësaj shkolle.
Para fillimit të orës, një fjalim të shkurtër mbajti drejtori I shkolles fillore qendrore Burhan Ejupi, drejtori I rrjetit Nansen për Ballkanin prof. Steinar Brin dhe drejtori ekzekutiv I NDC Shkup, Sasho Stojkovski.
Nxënësit e klasës së dytë shfaqen një program të shkurtër për fillestarët e rinjë dhe për mysafirët e pranishëm: kryetarin e komunens së Jegunovces, përfaqësues të BZHA të Tetovës dhe prindërit e nxënësve me c’rast I ftuan shokët e tyre fillestarë që së bashku të hyjnë në “Boten e fëmijëve” d.m.th. në shkollë.

Përfundoi mësimet gjenerata e parë e nxënësve të Shkollës fillore dygjuhësore të integruar

(15.06, 2009) Me rastin e përfundimit me sukses të vitit shkollor të gjeneratës së parë të nxënësve të Shkollës fillore dugjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen”, në Komunen e Jegunovces u organizua një takim me prindër për ndarjen e dëftesave të nxënësve. Me këtë rast arsimtaret I njoftuan prindërit për rezultatet e arritura dhe suksesin e realizimit të programeve për arsim formal dhe joformal në dy klasët e shkollës. Nga ana e prindërve u theksua kënaqësia që janë pjesë e këtij projekti dhe se janë shumë të kënaqur prej mënyrës se si funksionon shkolla, nga kualiteti I mësimit dhe ndryshimet e dukshme që kanë ndodhur te fmijët e tyre. Prindërit gjithashtu patën mundësinë të përcjellin manifestimin përfundimtar I cili ishte rezultat I punës nëntëmujore të arsimtareve me nxënësit e tyre.

Shënimi i 17 Maj-it - Dita e konstitutimit të Norvegjisë

(17.05, 2009) Më 17 Maj 2009 NDC Shkup, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunes Jegunovce, në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar, për herë të parë u shënua 17 Maji – Dita e konstituimit të Mbretërisë së Norvegjisë . Në këtë manifestim morën pjesë: zotëri Baskar Herman, përfaqësues I ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Shkup, zonja Bente Knagenhelm, përfaqësuese e menxhmentit të rrjetës Nansen si dhe një numër I madh I prindërve, politikanëve local, arsimtarë e drejtorë të Shkollave fillore qëndrore të Komunës së Jegunovces. Me këtë rast me një shfaqje u paraqit Shoqëria kulturore artistike e shkollës fillore nga f. Zhilqe si dhe fituesja e festivalit të fëmijëve Ylberi – Shahe Shaqiri.

U realizua një piknik njëditor

(09.05, 2009) Më datë 09.05.2009 arsimtarët dhe nxënësit e SHFDGJI “Fridtjof Nansen” organizuan dhe realizuan një piknik njëditor në Kalanë e Tetovës.
Qëllimi i këtij pikniku ishte: njohja me objektet e rwndwsishme kulturore-historike të qytetit të Tetoves dhe rrethinës së tij, kultivimi i një çasjeje kujdesi ndaj mjedisit si dhe krijimi i një atmosfere të këndshme dhe të hareshme dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të tyre në të dy gjuhët.
Pikniku njëditor kaloi në një atmosferë të këndshme përplot me zhurmë fëmijësh, lojë dhe buzëqeshje.

Vizita e zëvendës ministres për arsim dhe shkencë e Republikës së Maqedonisë

(27.04, 2009) Më datë 27 prill, Shkollen dygjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen” në fshatin Jegunovcë e vizitoi Zëvendës ministrja e arsimit dhe shkencës zonjusha Lindita Qazimi. Zëvendës ministrja e arsimit i vizitoi dy klasët e shkollës dhe pati mundësinë të njoftohet me programet për edukim të rregullt dhe joformal për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të cilat implementohen në shkollë dhe me mënyren si përdoret dygjuhësia në mësim. Gjithashtu zëvendës ministrja u njoftua me rezultatet e evaluimit që u bë nga ana e këshilltarëve të Byrosë për zhvillimin e arsimit në Tetovë. Zonjusha Qazimi shprehi kënaqësinë e saj për atë që pati mundësinë të shikojë gjatë vizitës dhe uroi që nga një shkollë kësisoi të ketë në secilen komunë multietnike të Maqedonisë. Gjatë vizitës së zëvendës ministres, në shkollen tonë ishte i pranishëm edhe Kryetari i komunës Jegunovcë, Toni Kocevski.

Puna vullnetare e prindërve

(26.04, 2009) Prej 26.04.2009 (e diel) prindërit e nxënësve të SHFDHI “Fridtjof Nansen” vullnetarisht filluan të rregullojnë oborrin e shkollës, gjegjësisht të ndërtojnë hapësiren për parking për nevojat e shkolles. Me këtë gjest të prindërve, shkolla do të fitojë mjedise për parking prej 500 metra katrorë. Për rregullimin e këtyre mjediseve morën pjesë 12 prind, të punësuarit dhe menaxhmenti i shkolles.

Faqe 2 i 3