Risite më të reja në shkollën

Punëtoria e tetë marsit dhe shfaqa e nxënësve për festën e nënave
Vizitë studimore në Norvegji për prindërit e nxënësve të brezit të dytë SHFID.
Ambasadori i Misionit të Unionit Europian H.E. Erwan Fouere vizitoi shkollën.

 

 

Gazeta dytore "Nova Makedonija"

(15.12.2008) Përvojat Norvegjeze për prindërit dhe arsimtarët Maqedon

Prindërit dhe arsimtarët që frekuentojnë mësimin dygjuhësor në shkollen rajonale në fshatin Prelubishtë të Tetovës, një javë qëndruan në Norvegji me qëllim që të njihen me përvojat e tyre arsimore. Ky grup vizitoi tri shkolla ndërsa në akademinë e njohur humanitare “Nansen” morën pjesë nën trajnimin “Dialog për prindërit”.

-I vizituam shkollat “Sore Al” në Lilehamer, “Viderhaim” në Ojer dhe “Tojen” në Oslo. Këtu mësuam si prindërit janë të inkuadruar në procesin arsimor të fëmijëve të tyre dhe për mënyrat nëpërmjet të cilave zbatohen aktivitete të ndryshme , para së gjithash për tejkalimin e situatave konfliktuoze te femijët – deklaroi prindi Arsen Marinkovski.

Edhe arsimtaret që mësojnë nxënsit në Prelubishtë kishin mundësinë të njihen me metodat e punës nëpër shkollat e Norvegjisë.

-Risi për ne është se në sistemin e arsimit në Norvegji deri në klasen e shtatë (VII) nxënsit nuk notohen por bëhet evaluim i përhershëm i punës së tyre gjatë vitit shkollor. Është interesant fillimi i ditës në Norvegji, me mini manifestime që e bënë ndonjëra prej klasëve – deklaroi arsimtarja Snezhana Mihajloska.

Prindërit dhe arsimtarët kishin një mundësi të veçant të njihen me punën në shkollen “Tojen” në Osllo ku nxënësit gjithashtu mësimin e përcjellin në dy gjuhë. Komuniteti i madh i emigrantëve që jeton në qendër të Osllos fëmijtë e tyre i dërgon në këtë shkollë.

-Me qëllim që më lehtë të përvehtësohet materiali, kemi punësuar kuadër arsimor për t’i trajnuar nxënësit në gjuhen e tyre amtare. Kështu, 48 përqind e nxënësve mbajnë mësim bilingual në gjithsejt 30 gjuhë (hindu, svahili, arabe, turke). Qëllimi është që nxënësit të fitojnë arsimim kualitativ, mësojnë gjuhën norvegjeze dhe të inkuadrohen në shoqëri – thotë Tor Helgesen, drejtor i shkolles.
Për specifikat e sistemit arsimor në Norvegji, prindërit dhe arsimtarët kishin mundësi të informohen në stërvitjet në akademinë humanitare “Nansen” në Lilehamer. Arsimi fillor fillon në moshen 6 vjeçare ndërsa zgjatë 7 klasë. Pastaj pasojnë tri vjet të shkollimit të juniorëve dhe tri vjet shkollim të mesëm.

- Dallimi në fushen e arsimit në mes të Maqedonisë dhe Norvegjisë është se këtu te ne më shumë kujdes i kushtohet procesit edukativ se sa arsimimit klasik enciklopedik të nxënësve. Nëpër shkolla më shumë ligjërohet për mënyrat e sjelljes si individ dhe sjelljes ndaj të tjerëve. Përfitimi i njohurive enciklopedike si nga gjeografia dhe matematika është vënë në plan të dytë sipas afiniteteve të nxënësve – spjegon Stajner Brin, profesor në Akademinë humanitare “Nansen”.

Kjo akademi gjithashtu i pasqyron specifikat e arsimit në vëndet skandinave. Në këtë akademi gjatë një viti zhvillohet mësim joformal në tri fusha: art, letërsi dhe shkenca shoqërore. Qëllimi është që t’iu mundësohet, para së gjithash nxënësve të shkollave të mesme, në këtë mënyrë, me saktësi të përcaktohen për drejtimet e mëtutjeshme të arsimimit të tyre. Qëndrimin e prindërve dhe arsimtarëve në Norvegji e mundësoi “Qendra për dialog Nansen” ë Shkup, si organizatë joqeveritare e cila e zbaton pilot-projektin me mësim dygjuhësor në shkollen në Prelubishtë. Në dy paralelet e shkolles mësojnë nga 12 nxënës fillestar në gjuhen maqedone dhe gjuhen shqipe ndërsa aktivitetet plotësuese mësimore zhvillohen në dy gjuhë.

Aleksandar Samarxhiev

http://www.novamakedonija.com.mk/DesktopDefault.aspx?tabindex=8&tabid=2&fCat=1&top=1&EditionID=264&ArticleID=13633

Kthim te lista e mediumeve