
Nxënësit mësojnë në gjuhen maqedone dhe në gjuhen shqipe ndërsa i përvehtësojnë edhe fjalët e para të gjuhës angleze.
TETOVË – Për 24 fillestarë nga Prelubishta dhe fshatrat Ratae, Zhilçe dhe Shemshovë nuk ka kurfar problemi të mësojnë në gjuhen maqedone dhe në gjuhen shqipe ndërsa në të njejten kohë të përvehtësojnë edhe fjalët e para të gjihës angleze.
Fëmijtë përshëndesin me “добар ден“, „Mirë mëngjes“ dhe „gud morning“, ndërsa kthejnë përshëndetjet me „до гледање“, „për të mirë“ dhe „gud baj“. Në këtë fshat tetovar nxënësit së bashku i festojnë festat familjare. Nëpër, një nxënës fillestar – maqedon do të uroj “shumë urime” dhe anasjelltas „среќен роденден“.
Mësim i rregullt dhe mësim plotësues dygjuhësor të integruar zhvillohet në shkollen rajonale në fshatin Prelubishtë të Tetoves që është pjesë e shkolles qendrore të Shemshoves. Pas tre muaj të mësimit dhe shoqërimit të përbashkët prej fillimit të vitit shkollor, këtu nuk habisin bisedat dhe dialogjet në dy gjuhë – në gjuhen amtare dhe atë “të huaj”. Me këtë rast fëmijtë në mënyrë të ndërsjell kuptohen dhe shoqërohen.
Drejtori Burhan Ejupi thot se është posaqërisht i kënaqur që mu ai është udhëheqës i shkollës rajonale dygjuhësore të integruar. “Nxënësit fillestar janë të ndarë në dy paralele nga 12 nxënës ndërsa orët zhvillohen në gjuhen maqedone dhe gjuhen shqipe. Fëmijtë janë me qëndrim tërëditor ndërsa transporti deri në fshatrat e tyre është i organizuar. Këtu organizohet mësim i rregullt dhe plotësues. Dy arsimtare i mësojnë fëmijtë për shprehitë elementare higjienike, për paqe dhe tolerancë, për ekologjinë etj dhe fitojnë njohuri për shkathtësitë etno, dramatike dhe artistike. Fëmijtë mësojnë edhe të pavarësohen, të respektojnë moshatarët, arsimtarët dhe prindërit”, spjegon Ejupi.
Gjatë vizitës në shkollen në Prelubishtë takuam një pjesë të udhëheqësisë së shkolles, prej OJQ “Qendra për dialog Nansen” nga Shkupi ndërsa atje ishte edhe Eva Nigord, mysafire prej Norvegjisë.
-“Unë vij prej Oslo. Jam drejtoreshë e shkolles fillore në të cilen shkollohen fëmijë nga 25 bashkësi etnike. Ne arritëm t’i integrojmë dëshirat dhe interesimet e fëmijëve, të tejkalojmë barierat etnike dhe për këtë kemi ndihmen e pa rezervë të preindërve. Në Prelubishtë tanimë kisha mundësi të përjetoj mjedisin në të cilin të gjithë janë të kënaqur. Posaqërisht fëmijtë të cilët i zgjerojnë miqësitë dhe njohuritë, duke u njohur me moshatarët e tyre edhe nga vendbanivet tjera”, thotë Eva Nigord.
Në vetë hyrjen e shkolles në Prelubishtë mund të vërehet se këtu po ndodh diçka e pazakont. Tabelat janë të shkruara në tri alfabete të ndryshme: maqedonisht, shqip dhe anglisht që asocon në shkollë të integruar dygjuhësore. Ky project e mbanë emrin e nobelistit Fridtjof Nansen nga Norvegjia. Në brendinë e shkolles, rregull dhe disciplinë e jashtëzakonshme.
-“Ne kemi mirëkuptim dhe përkrahje të madhe prej prindërve. Fëmijtë janë të gjeneratave të periudhes pas konfliktit”, thotë arsimtari Rujkov, I punësuar I rregullt në shkollen rajonale në Zhilçe.
Ky është pilot-projekt preventiv me qëllim themelor që të tejkalohen ndasitë etnike. Në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror, Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë e mori gjithë kujdesin deri në përfundimin e klasës së pestë të kësaj gjenerate, gjegjësisht deri në vitin 2013. Më tutje do të përcaktohen pjesëmarrësit dhe përkrahësit aktual – Komuna Jegunovce, Byroja për zhvillimin e arsimit pranë Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe Qeveria e Norvegjisë.
Gojko Eftoski